99polls.com Hi, Guest [ Log In | Sign Up ]

Dibra.org te mbillet apo te vazhdoj

Created By: djmenny
Created Date: 10/27/2008 (10 weeks ago)
Last Voted: 12/12/2008 (3 weeks ago)
No. of Votes: 58
Status: Open
URL:
Embed:
Tags: dibraorg
15
Votes
3
Votes
6
Votes
3
Votes
1
Vote
29
Votes
1
Vote
  Mbille
4 Votes (7%)
  Vazhdo
54 Votes (93%)

34 Comments

LOJTARI I KORABIT I VOGEL
12/15/2008 (3 weeks ago)
hej pershendetje une jam dardani qe dua ta ndrojm korabin sepse Sbon per shembull kryetarin duhet ta cini etj naten e mire
FaTlInD ToMiNi
12/11/2008 (3 weeks ago)
Une mendoj se duet te vazhdoj dhe te kete fjera interesante ne kete faqe TunnG
www.dibracity.piczo.com vizitoni faqen time
www.dibracity.piczo.com
guest arba
11/30/2008 (5 weeks ago)
pERSHENDETJE Meni,per mendimin tim une them te mos mbyllet kjo faqe.Vazhdo puno se je me i miri por duhet dhe pak ndihme nga ana jone sidomos nga ne te dibres.Te pershendes shume Arbana.
man
11/29/2008 (5 weeks ago)
sipas mendimit tim kjo faqe nuk eshte mire te mbyllet por nese deshironi te krijoni nje faqe te re mund te jete nje gje e mrekullueshme per gjith dibranet ...edhe nje fjal desha te them arber ose meni ne faqen dibra.org ku behet fjale per korabin eshte mire te ket informata se ne cfar vend gjindet korabi... tung..(:
guest
11/07/2008 (8 weeks ago)
VAZHDOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SE KA SHUMM SI E NDJEKIN KETO FAQEE DHE TE PREMTOJ SE TET NDIMOJ ME FOTOGRAFI APO NDONI LAJM NGA DIBRAA .....
Leo
11/06/2008 (8 weeks ago)
...nuk di si ke aritur deri ketu?! Kur qenke i trembur nga konkurenca.. -te mbash nje faqe me ne "mysafiret ne shtepine tone" eshte lehte ne per c´do fotografi vetem brohorisim, te mposhtish konkurencen at...
...jeta eshte lufta, lufta zhvillon njeriun...
Shuip Marku
11/03/2008 (9 weeks ago)
Pershendetje te gjitheve, Menit posacerisht!

DIBRA.ORG eshte super, dhe mendoj se nuk ke guxim qe ta mbyllesh (prandaj na pyesish edhe ne qe faji mis te te mbetet vetem ti :)),
Jo vazhdo me aq sa te mundesh, dhe aq sa ne mund te te ndihmojme, faliminderojme mundesine qe te kemi sa me shum faqe dhe une i kam dhene Adrianit te me beje dy faqe nje VISITDIBRA dhe nje bte shoqates, por nuk me shkon e mendje qe te ndikoj negativisht te DIBRAORG, perkundrazi do tju kisha lutur qe ne faqen tuaj te vendosni linkun e faqeve te reja.
dhe normal do te kisha lutur qe kapanjat e shoqates tone tu bashkangjiteni edhe ju.

Sa per informim kemi bere nje projekt ide per mbjelljen e rruges se liqenit me peme, por jo vteme te mbillen si mbillen me mijera dhe thahen por populli ti mbjellen dhe miremban vete, ashtu qe cdo qytetar te mbjell nga nje peme, per cdo femije nga nje peme me emrin e vet dhe te kujdeset per ate peme. Medoj se kjo te perhapet edhe te dibranet ne amerike dhe ne evrope qe te mbjellin nga nje peme ne rrugen e liqenit dhe tu lene amanet shokeve e kusherinjve qe te kujdesen per ate peme, dhe kur te vijne ne diber ta vizitojne edhe pemen e tyre.
Ja ky eshte vetem nje shembull se sa na duhet DIBRA.ORG,
te lutem VAZHDO!
Shuipi
BK
11/02/2008 (9 weeks ago)
Pershendetje te gjithe lexuesve te dibra.org,por vecanerisht Menit.Me vjen shume mire qe gjithe keto dibran mbrenda edhe jashte Dibres po vizitojne apo lexojne kete webfaqe. Njekohesisht e shoh veten te obliguar ndaj shume juve qe po komentoni(tju them)qe ju jeni ata qe duhet te kontriboni dhe bashkepunoni me Menin me shume, qe mos e bijeni ne kete gjendje, qe ai te mendon per ta mbylle faqen.
Sepse ju jeni ato gjenerata qe nuk ju mproheshit shovenist-iredentizmit por ju dha mundesia te studioni te lire ku do qe deshit edhe ne drejtimet me te reja te kohes(e kam fjalen per kohen e internetit) edhe jo si fatet e shume shokeve te mi dhe gjeneratave me para meje qe sguxonim te benim asnje levizje PO skishim edhe nji KAUR ne grup apo gare me veti.Cdo here kam pasur dhe do te kem shprese tek keto gjenerata si e Dritanit,qe besoj keto kritika ti marin si pozitive dhe qe te frymezohen qe te bashkepunojne me Menin edhe gjithe dibranet per shume gjera qe jane ne mundesirat e tyre.Ju respektoj dhe ju pershendes te gjitheve.Ndersa Menit zoti gajret dhe kuvet se mbas sodi cdo njeri nga ne do te bejme te pamunduren me sa kemi mundesi te kontribojm dhe ndihmojme qe ta zbukurojme kete faqe cdo dite dhe me mire me foto,shkrime apo video.....Sukses dhe pershendetje.
D.T.
11/01/2008 (9 weeks ago)
Me befason fakti qe te ka vajtur nder mend ta mbyllesh kete faqe. Merita eshte e jotja, dhe nuk duhet te shuhet nga fakti qe te tjeret nuk japin kontribut ne kete faqe, por nje pune qe e ke bere nuk duhet te humbase, edhe ne rast se mendon qe nuk ke kohe te miresh me kete faqe, puna jote dhe oret e shumta qe ke harxhuar nuk duhet te zhduken.
Me te vertete ditet e sodit ka shume faqe qe shkruajne per dibren por jo te gjitha kane informacionin e njejte. Me pelqen stili se si i radhit informacionet duke mos e komplikar faqen sic e kane disa te tjere qe humbet ne duke klikuar me se 10 here per te aritur ne nje artikull te duhur.
Ne pah duhet te nxiret edhe kultura e jone, mendon qe te gjithe kane kulture te shkruajne dhe te kontrbojne per dicka te tille? Mendon ti qe kemi kulture kur shkojme ne Diber te nxjerim foto te ndryshme te natyres apo ndodhive te tjera, pervec fotove qe nxjerim e ti veme ne MySpace, Facebook dhe Hi5? Nuk besoj qe eshte e tille, por nuk do te thote qe nuk mund te ndryshojme. Ndoshta e mban mend, fotot e para te dibres qe u distribuan ne internet ishin nxjere nga Fatmir Karameti ne vitin 1997, une i skenova dhe i dergoja tek ty dhe shoket e tu nga Dibra, (them per nje kohe para Digitan Camera, kur cdo gje beheshte me scanner), ne kohe kur interneti ne Diber paguheshte me gjak, e jo para (ishte shummeeee shtrejnt flasim per 1997). Pra duhet te behet kulture, dicka qe te gjithe kemi nevoje.
Malli i ne mergimtari shuhet me informacione te tilla, te lexosh dicka pe vendin tend dhe njerzit e tu eshte adrenaline kur e lexon, te ngroh trupin dhe ti shton rahjet e zemres nga malli qe ke.
Menodoj qe puna duhet te vazhdohet, dhe mundesisht Dibranet nga Dibra, le te mundohen me shpirt qe te mbajne kete faqe gjalle.

Me fat.
D.T
mersimi
11/01/2008 (9 weeks ago)
sa me shum aq me mir
te pakten ne ta ndihmojm dibren se komuna..........
D.006
10/31/2008 (9 weeks ago)
Vetem perpara keshtu do t'ja dalim te gjithe, mos u ndalni -UIJTI QË HEC DHE PIJET-vazhdoni Dibra eshte nje vend qe na e ka fal natyra nene ket vend te bukur dhe te bekuar.
Sukse e me tutjeshme.
guest
10/30/2008 (9 weeks ago)
Asnjehere mos u ndal. Faqja eshte shum e qelluar dhe me informacione origjinale. Faqe qe perfaqeson realitetin Dibran nemergim dhe ne vendelindje....

Vazhdo punen dhe besoj se prej tash do tet ndihmojne edhe te tjeret....

Burimi
guest
10/30/2008 (9 weeks ago)

Urime Gazmend gezoem se dot vazhdosh ene per ponen tande
ta dijme per nder te gjithe. dibranet
Me pelqeu shrimi mos haro si e ke boto se bohet fjale per gjith shqiptaret
qe te mos asimiloen . Keto shkrime jen per ti pershendet.
Te deshiroj suksese ene pone te mbare. A. KAJA
guest
10/29/2008 (9 weeks ago)
me vjen vertet shume keq qe qenke demoralizuar keshtu por besoj se me te drejte, pasi une me sa kam pare dhe degjuar je munduar shume per me bo dicka per Dibren e nuk eshte fer qe mos te ndihmoje askush ne qellimet tuaja.
guest
10/29/2008 (9 weeks ago)
Naqetea Meni!!!!!!!!!

Rastesisht pashe komunikaten tande edhe u befasova qi qenke zhgenjyer sepse nuk po te ndihmojne sa duhet ..............
plotesisht te kuptoj se jeta eshte me shume obligime kudo e sidomos ketu ne Amerike....
do te sygjeroja qe sic shkruajte kete komunikim/ qave hall / apo pyesje???????/
te mund te dalish me nji liste te gjerave qe duhen berre nga ne te gjithe lexuesit a sidomos nga keta te fundit te nenshkruar apo te votuar per "Pro" edhe pas nji kohe te caktuar 2-3 mujore shih reagimin " ndihmen" qe mund te marish edhe " shejf e bon vete"
me fal se duhete te kisha nisur ndryshe - duke te pergezuar per punen e mire qe ke bere ne te gjithe te jemi shume mirenjohes...

respekt,
illi (ylli)


p.s.

po te beje ashtu sic ke shkruar tekstin " mbillje" do te beje shume mirre se ndoshta edhe do te " shumoheshte edhe shtoheshte web site.... po por ta mbyllje do te na fejknje.....

illi qi u takoum ne Vorrim te shpendit conn.
guest
10/29/2008 (9 weeks ago)
Naqetea Meni!!!!!!!!!

Rastesisht pashe komunikaten tande edhe u befasova qi qenke zhgenjyer sepse nuk po te ndihmojne sa duhet ..............
plotesisht te kuptoj se jeta eshte me shume obligime kudo e sidomos ketu ne Amerike....
do te sygjeroja qe sic shkruajte kete komunikim/ qave hall / apo pyesje???????/
te mund te dalish me nji liste te gjerave qe duhen berre nga ne te gjithe lexuesit a sidomos nga keta te fundit te nenshkruar apo te votuar per "Pro" edhe pas nji kohe te caktuar 2-3 mujore shih reagimin " ndihmen" qe mund te marish edhe " shejf e bon vete"
me fal se duhete te kisha nisur ndryshe - duke te pergezuar per punen e mire qe ke bere ne te gjithe te jemi shume mirenjohes...

respekt,
illi (ylli)


p.s.

po te beje ashtu sic ke shkruar tekstin " mbillje" do te beje shume mirre se ndoshta edhe do te " shumoheshte edhe shtoheshte web site.... po por ta mbyllje do te na fejknje.....

illi qi u takoum ne Vorrim te shpendit conn.
Gazmend K
10/29/2008 (9 weeks ago)
Si zakonisht i degjoj vetem kritikat dhe i haroj ato persona qe ma permbajne, ne kete rast do tu degjoj ju...dhe tani pasi lexova gjithe keto lutje, ndjehem une tradhetar se pse kame menduar keshtu!
Nuk besoja se per 24 ore do te kisha 24 persona qe me besojne.

Do ta haroj kete moment,
per kundrazi do te perpiqem qe ta bej kete webfaqe edhe me te mire.

GK

Arbi
10/29/2008 (9 weeks ago)
Deri sa ke vendose te dalish te pejsish publikisht te gjith viztoret e vebfaqes tande,besuj se ke pase shom "dishime" (a e pelqejne a jo,a ja vlen te punujshe per dibranet e ajo),por mbas gjith keto komente si ti kan dhane besuj se e kuptujshe se cdo DIBRAN e don DIBRANIN si punon per dibren.........e respekton edhe e vlerson.

Une personalisht jem kunder mbylljes te kesaj webfaqe,osht gjina ta mbeshelish nji webfaqe qe lexoet cdo dite pi shom shom bashkqytetare dhe shom shqiptare te tjere.

Ke plotesisht te drejte kor kerkujshe edhe pi qeret tet ndejfin me ac sa kane mundesi (fotografia,incizime,shkrme,lajme....) sepse diet se vet kor je son mbrejshe shom xhoja,e sidomos kor nuk jetujshe ne Diber.
Une personalisht jem mundo tet ndihmuj me ac sa mondi,edhe ne te ardhmen ndihmen tem e ke (edhe pse shom e vogel)

Me respekt Arber Kuka
guest
10/29/2008 (9 weeks ago)
MOS HARRO!Mos harro se kultura është në radhë të parë histori. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe
lumturia jote gjenden në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt: kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde, duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën në Evropë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe, që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha rrënjë e gjuhëve të Evropës, gjuha më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit Mesdhetar dhe Evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambientin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja, që të bëhesh njeri i ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të parëve të tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij, çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Rruaje si drita e syve
moralinShqiptar.
Paraqitu si Shqiptar, se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëherë çfarë kulture mendon se përmban apo përcjell? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frikë e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfarë ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëherë si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t’i përkasësh asaj?! Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t’u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe rruan fisnikëritë familja arbënore.

Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i shprehesh kështu të huajve?

Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për të.

gramozi
Sekret
10/28/2008 (10 weeks ago)
Meni gjith fotografite e rugeve te reja ne diber e ruges diber mavrove ruges te arbrit e shum shum lajme te tjera ne DIBRA.ORG i shikojm jemi larg vendlindjes jemi te mallzuar jemi te lenduar prandaj mos na lendo edhe me shum!Te pershendes U THE BEST.
Rolandi
10/28/2008 (10 weeks ago)
Gazmend!
Dibra.org sikur e shikon dhe vet nga komenentet dhe sygjerimet qe i japin as qe nuk behet fjale per ate qe faqja DIBRA.ORG te nderpritet.Pra haroe kete. Besoj se ky pesimizem qe ke pase ka qene momental dhe sigurisht qe e ke pase cdohere dhe permbajtjen tone "te heshtur". Ti sigurisht kete e din pasi qe mund te shikosh statistiken e faqes se sa here ajo vizitiohet mbrenda dites dhe prej cilit regjion jane ato vizitore.
Sipas mendimit tim asnje faqe nuk duhet t nderpritet pasi cdo njera prej tyre ka vleren dhe rendesine e vet ne ndonje moment te caktuar dhe cdo njera ka qene frymezim momental i publikuesit te saj. Kete mund ta them edhe per veten time si nje amater ku ne 1998 publikova faqen http://welcome.to/dibra ku mundeshin refugjatet kosovar te paraqiten dhe te gjejne familjet e tyre, apo ne 2002 publikova nje faqe www.dibra.8m.net e cila u krijua me qellim qe ti sherbeje Komunes se dibres ne ate kohe si promovim per te huajt dhe per diasporen. Poashtu edhe faqja e Karate Klubit Uraniku http://kkuraniku.funpic.de thjesht per promovim te Sportit te Karates ne Diber, te gjithe keto ka qene nje frymezim momental dhe ndoshta tani nuk i viziton ndoshta kerkush mirepo kur kerkon ndonje informate ne Google dhe ne ate kerkon dica per dibren apo dicka lidhur per dibren apo shqipetaret atehre lista e linqeve ne google eshte shume e gjate dhe kjo tregon se ky vend edhe pse eshte i vogel ne te vertete tregon rendesine e vet te vecante me pasurite e veta natyrore dhe se ne kete vend jeton nje populll qe ne nje kulture, ka nje histori te vecante qe e ben te dryshem prej te tjereve. Ne te kerkojme falje sepse nuk te kemi leshuar informata se cka ndodh ne diber, mirepo kjo lehte do te regullohet. Njera prej tyre eshtte dhe vet ky sondazh qe e kerkon. TE LUTEMI TE GJITH QE TA VAZHDOSH KETE FAQE DHE ME TUTJE. Ne cdo here do te na kesh per te te mbeshtetur. Te fala
Dritan Dedja
10/28/2008 (10 weeks ago)
Ideja e Adrianit eshte e bukur qe te kemi nje "dibranetwork" por me duket shume idealiste ( te verteten sjemi pjek akoma qe te flasim bashke,te punojme bashke , te jetojme bashke , ne jemi tek : " UNE pastaj te tjeret....")

Loni : drigent@yahoo.com eshte adresa ku mund te kontaktojme.



Adrian
10/28/2008 (10 weeks ago)
Pershendetje.
Meni ben gabim shum te madh nese e mbyllesh ket webfaqe.
http://welcome.to/dibra e Roland Pahumit edhe www.dibra.org jane nje nder webfaqet e para dibrane dhe kan vlerat e veta.Keta kan qene inspirim per NE ma te rijnte per te krijuar webfaqe te tjera.
Une vet jam administrator i mydibra.com edhe cdo dit i vizitoj te gjitha faqet dibrane. A sa per Dacin nuk mendoj se duhet te mbyllen webfaqet tjera dibrane se te gjitha jane bere vullnetarisht, se sa per statistik dhe jo per rekllame te ta jap se ne mydibra lexohen mbi 12 000 artikuj ne dit mendoj se njejt eshte edhe me dibra.org dhe at me vizitor prej 98% jasht maqedonise. Une cdo here kam qen i nje ideje per te krijuar nje dibranetwork. Meni kjo webfaqe absolutisht nuk duhet te mbyllet a sa per te ndihmuar jam i gatshem,
Pershendejte

P.S
Mos mohoni edhe punet e te tjereve.
Shqiperia te veshtron
10/28/2008 (10 weeks ago)
Gazmend,
jam dibran Shqipnie prej Maqellare, jam nje njohes i mire i website-ve shqiptare(edhe i peshkut pa uje:),
jua them me bindje, qe ky wesite eshte shume i pelqyer, per thjeshtesine, per domethenien reale te materialeve qe ekspozohen dhe ngelet nje karte-vizite dinjitoze per jo dibranet brenda e jashte Shqipnise.

Ndoshta, nevojitet qe vizitoret e nderuar te kene nji panel per tu shprehur apo hedhje idesh, debat mbi probleme reale.

Me respekt.
Daci
10/28/2008 (10 weeks ago)
Une mendoj qe webfaqet tjera duhet te mbyllen dhe kjo te vazhdon!
E kam ndjekur pune tende qe nga fillimi Gazmend, jam krenar me ty
cdo webfaqe dibrane tjeter qe eshte hapur ne fillim ty e ke reklamuar, per kuraje
gati te gjitha webfaqet kane mare materjale nga webfaqja jote
duke fillur nga webi i komunes e deri tek mydibra
vrejta qe edhe onedollarfordibra.com ben te njeten gje
cka eshte itneresante ne kete webfaqe qe emri yt nuk permendet si kontribues, Cudi !
Une nga ty e kam degjuar per kete organziate 1 vite me pare dhe vazhdimisht ketu lexoj progresin e saj
tani ty je ose teper i mire ose teper budalla qe akoma vazhdon e u ndihmon. Ndoshta keto jane disa fakte qe te demoralizojne, shpresoj qe jo!

Vetem dua te them qe mos na haro ne te tjereve
ne qe e adhurojme kete webfaqe
jam krenar kur i drejtoj miqte e mij ne kete adrese
perfundimi, pyet 100 vet ben sic din vet!
e kam besimin ne ty.

ps: dakordohem me Dritanin per kritiken
loni
10/28/2008 (10 weeks ago)
Pershendetje te gjith dibraneve, per mendimin tim seshte mir te mbyllet kjo faqe pasi qe kemi shum informacjone nga vendlindja tone kuptohet me kontributin qe jep meni po nga ana tjeter e kuptoj edhe menin se ndoshta eshte lodhur nga mos ndihma qe askush nuk i jep se ne te gjithe duam informacione se cfar behet ne diber po askush nuk don te ndihmoj! te shpenzosh 1 ore ne amerik per ti kenaq te tjeret me informacjone sesht pak pasi te gjith e dime se 1 ore ne amerik eshte shum mamer mendja se meni shpenzon shum ma shum se nji ore per te na informuar se cbehet ne vendlindjen tone, per te mes u zgjatur me shum shpresoj se vendimi i menit te jete ashtu sic deshirojme ne por prap ngelet ai qe e vendos kete gje. kisha dasht ta shfritzoj rastin ta pershendes Dritan Deden nuk e di ku jeton tash por per radh te fundit qe e kam takuar kaqen ne tirane pershendetje dritan edhe meni edhe gjith dibranet
guest
10/27/2008 (10 weeks ago)
hhhhhhhhmmmmmmm mendimet tona mon i apim,pe normal qi vendimi oshte tandi

one jem per jo pse:
artikuj iteresant,ekonomi (aktualiteti),kulture(foto te bukra incizime te bukra),sport (sidomos shrkimet e korabit i lexuj me gjith qejf),sondazhe qi ja kan vlejte kan dhane rezultate.....e shom e shom qera

kac nga une.
Ana
10/27/2008 (10 weeks ago)
Meni, ke bere nje pune shume te mire dhe keep the good work up. Je i mrekullueshem. A ne pyetjen nese ta mbyllesh kete webfaqe do te thoja: “Don’t even think about it”
Kushtrim
10/27/2008 (10 weeks ago)
menduj qi nuk duet te mbeshilet pe , pe e mejra te mejres oosht qi krejt te kontrbujn me sa mondin dhe cish mondin .... pershendetje meni cdo te mejr
Dritan Dedja nga Dibra e Madhe
10/27/2008 (10 weeks ago)
Miredita Gazmend,

Nuk duhet te mbyllet { jo mbillet= dibrance :) sugjerim prej shokut , nuk besoj se te ngel hatri }

Pse nuk duhet te mbyllet : sepse ka me shume larmi edhe sharm se faqet e tjera dibrane.

Ke shume te drejte qe te kerkosh kontibutin e te gjithve por kjo sduhet tet zmbraps , ke bere pune te shkelqyer deri tani dhe mbi te gjitha pune Vullnetare( e dime qe sa shpejt merzitemi ne kur punojme pa pare ,per 2 jave edhe themi : ehu pse skam pune tjeter une ? ? !! ).

Shendet e gjithe te mirat
Dritan Dedja
guest
10/27/2008 (10 weeks ago)
ne kete rast qe thua ti mua me duket si jo e drejte pasi shume njerez jane te interesuar ne kete faqe.Natyrisht duhet qe populli dibran dhe rinia duhet te vihet ne pune per ta ndihmuar kete web page.barem me mundsite minimale,qe te kete risi dhe informata te shumta reth popullit dibran.ju falemnderit per mirkuptimin
Majlinda
10/27/2008 (10 weeks ago)
Hi Meni,
gjithmone ke marre komplimentet e mia per punen qe ke bere me kete web faqe.. une ne Diber jetoj dhe shpesh here prej web faqes tende mesoj per disa evenimente qe ndodhin ketu, pra, e perkrah idene qe ti te vazhdosh me punen pa marre parasysh se jane hapur web faqe tjera, fundi fundit secili le te kontribuoje me aq sa te mundet...
Me ka befasuar entuziazmi dhe vullneti yt qe ke, idete e tua, duke ditur se edhe vete e financon kete faqe. Te them te drejte s`ka dite qe s`e vizitoj kete faqe. Ku te kishim fatin qe edhe dibranet tjere qe jane ne Amerike te kontribuojne me ndonje gje per Dibren.........
Pergezimet e mia edhe njehere dhe vazhdo punen.
guest
10/27/2008 (10 weeks ago)
Hi Meni.

Me duket jam i pari dhe kur lexova ket teme drejt e shqip them NUK ME PELQEU, sepse cdo here qe une ulem ne PC vazhdimisht me shkon dora tek kjo faqe gjithashtu edhe tek te tjerat dmth per te njejtin fakt qe ke kerkuar sa me shum foto ti edhe mua me shkon dora te kontrolloj cdo faqe dibrane qe sa ma shum te di per te (Dibren). C`do her qe dibra.org ka nje tem te re, e lexoj me shum kenaqsi ose koncentrim, se me vertete kur hapet nje teme ne te eshte shum interesant dhe shum me shum me nje qellim per tu aritur dicka... se di seriozisht... personalisht ne Meni kemi fol dmth kemi shkruar ca emaila ne vete qe te tregojm ca per rockgrupin e par shqiptar nga Dibra - ENIGMA(dmth dega ARTI DIBRAN) dhe cili im ishte qe te mar ca materiale te ENGIMES nga pllakat e vjetra por kjo nuk u realizua nga une kete ver per x arsye qe sja vlen ne koment te shkruhen ndoshta flasim privat, por kjo duhet te realizohet.(te hy ne teme: Un jam per mos te mbyllet kjo faqe dhe te pasuroet me material prej Dibraneve ne Diber dhe jasht saj.

Nga Roland Cutra
guest
10/27/2008 (10 weeks ago)
Personalisht mendoj qe ne qofte se eshte e mundur nga ana jote te vazhdosh kontributin tend per kete faqe. Edhe ne qofte se do te mbyllet kjo faqe, ti Meni te takon nje falinderim te vecante per ate qe ke qene iniciator i pare te hap nje faqe per dibren dhe cdo here ke kontribuar per dibre. Te lumte. Shpresoj edhe dibranet tjere ( edhe une ) te ndjekim shembullin tend.

Pershendetje
Leave a Comment :
 Enter the text in the image
English |  Français |  Suomi |  Español |  Deutsch |  Italiano |  Português |  Türkçe |  Русский |  中文 |  한국어 |  日本語
Home  Terms of Use  Examples  Help  Press  About Us
Copyright (c) 2008 99POLLS